Vritet një person në Kavajë, hyri në shtëpinë e një vajze dhe u konfliktua me policin e burgjeve - Bota Sot
Vritet një person në Kavajë, hyri në shtëpinë e një vajze dhe u konfliktua me policin e burgjeve

Shqipëria

Vritet një person në Kavajë, hyri në shtëpinë e një vajze dhe u konfliktua me policin e burgjeve

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një person është vrarë me armë zjarri në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, në lagjen nr.2.

Mësohet se viktima D.H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M.Q.,  brenda së cilës ndodhej edhe shtetasi B.T,  banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H., është konfliktuar me shtetasin B. T., dhe si pasojë shtetasi D.H., ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T., duke e plagosur atë.   Shtetasi B.T., me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T., ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...