Propozimet e PD për reformën zgjedhore nuk diskutohen. Burimet nga komisioni: Nuk i kanë bërë te ne

Shqipëria

Propozimet e PD për reformën zgjedhore nuk diskutohen. Burimet nga komisioni: Nuk i kanë bërë te ne

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:17
Rudina Hajdari

Pritet të nisë mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Gjetjet e tryezës së Reformës Zgjedhore të organizuar nga OSBE, që u mbajt pak javë më parë, do të jenë objekti i punës së komisionit sot. Gjithashtu në mbledhje do të analizohen propozimet konkrete të shoqërisë civile, apo dhe ato të perfaqësuesve të partive politike.

Ftesa as këtë herë nuk mungoi për opozitën jashtëparlamentare. Bashkëkryetari socialist i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, ftoi PD-në të bëhet pjesë e kësaj reforme një ditë më parë, por kjo e fundit refuzoi.

Sipas PD, mazhoranca e ka propozimin e saj mbi tryeze me 5 pika dhe mjafton ta zbatojë.

Top Channel u interesua tek anëtarët e komisionit nëse do diskutohet sot propozimet e PD-së. Burimet nga komisioni konfirmuan se këto propozime nuk do diskutohen sot, pasi ato nuk janë bërë në komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat