Ngjela telendis krerët e politikës shqiptare: Kanë ardhur me çorape në Tiranë. Ku i gjetën pronat?!

Shqipëria

Ngjela telendis krerët e politikës shqiptare: Kanë ardhur me çorape në Tiranë. Ku i gjetën pronat?!

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:25
Spartak Ngjela

Në Top Talk me gazetarin, Denis Dyrnjaja, ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela. Avokati është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë.

Avokati është shprehur se sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme politikanët do të hyjnë në hetim ku do u duhet që të mbrojnë pronat që kanë.

Ngjela shprehet se ata kanë ardhur me një palë çorape dhe i kanë marrë kur ishin në pushtet.

Ngjela:

Ata e dinë që janë nën akuzë, kushtetuta i ka nën kontroll penal. Sapo të fillojë reforma këta hyjnë në hetim.

Denis Dyrnjaja:

Çfarë akuzash mund të ketë, për liderin e opozitës?

Ngjela:

Nuk më duhet mua çfarë akuzash, nuk e keni parë ligjin? Ligji prezumon të fajshëm, vetë e kanë bërë ligjin,unë e kam bërë ligjin?

Ligji sapo të fillojë reforma Prokurori e Posaçme, Byroja e Hetimit dhe Gjykata e Posaçme këta prezumohen të fajshëm.

Këta duhet të provojnë që janë të pafajshëm. Kanë apo nuk kanë prona si mendon ti pa prona janë këta.

Dyrnjaja:

I kanë të ligjshme pronat.

Ngjela:

Ata i kanë të ligjshme pronat, por kanë ardhur me një palë çorape. I kanë marrë pronat duke qenë në pushtet. Asgjë nuk është e ligjshme në  botë po ke marrë prona duke qenë në pushtet. E pe Ahmet Zogun, pse si mori pronat? Sepse  gjithë ndërkombëtarët thanë mos ja jepni, sepse i ka marrë duke qenë mbret. Ju lutem dhe kishin të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat