Nobeli për autorin austriak, Rama: Nuk e mendoja kurrë se do më vinte për të vjellë

Shqipëria

Nobeli për autorin austriak, Rama: Nuk e mendoja kurrë se do më vinte për të vjellë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 19:58
Edi Rama

Pas fitores së çmimit Nobel nga autori austriak Peter Handke ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në twitter, për Ramën dhënia e këtij çmimi autorit Handke është shenjë e vulosjes së turpit si virtyt i ri dhe se i vjen për të vjellë nga ky vendim.

Sipas Ramës turpi është vulosur si një shenjë e re, ndërsa shkruan se ne nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe genocidit.

Postimi i Ramës:

Nuk e mendoja kurrë se do të më vinte për të vjellë nga çmimet Nobel, por turpi po kthehet në diçka normale në botën ku jetojmë. Pas një vendimi të fëlliqur që mori një autoritet moral si Akademia Nobel, turpi është vulosur si një virtyt i ri. Jo, ne nuk mund të mos reagojmë kundër racizmit dhe gjenocidit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat