“Albin Kurti një abazhur që ndriçoi rraqet e politikës shqiptare… edhe 5 ditë po të rrijë mirë është për ne”

Shqipëria

“Albin Kurti një abazhur që ndriçoi rraqet e politikës shqiptare… edhe 5 ditë po të rrijë mirë është për ne”

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 00:47
Andi Bejtja

Me tone pozitive e ka përshkruar figurën e Albin Kurtit dhe zgjedhjen e tij si kryeministër gazetari Andi Bejtja, i cili e krahasoi me një ‘abazhur’ që e ngriti nivelin e politikës shqiptare.

I ftuar në emisionin Opinion, Bejtja u shpreh se Albin Kurti ‘ndriçoi’ të gjitha rraqet e politikës shqiptare.

“Albin Kurti e ka ngritur diskursin politik shqiptar në një nivel shumë të lartë. Intervista (e djeshme) kishte shumë teza, më shumë dukej si filozof se sa si një lider. Edhe pesë ditë po ndenji, është një abazhur aq i mirë dhe aq i çmuar saqë ka ndriçuar gjithë rraqet e politikës shqiptare, pazarxhinjtë e gazetarisë, politikës, shoqërisë civile, aq mirë sa kushdo tjetër“, tha Bejtja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat