“Ti qenke dashnori i kësaj”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve, rrëfen telefonatën me Marsida Qatjan

Shqipëria

“Ti qenke dashnori i kësaj”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve, rrëfen telefonatën me Marsida Qatjan

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:25
Bledar Toci

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, zbardhet dëshmia e Bledar Tocit, i plagosuri në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë në banesën e 30 vjecares nënë e 3 fëmijëve, Marsida Qatja.

Ai akuzohet për vrasje me dashje sepse qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, pasi ky i fundit me kallash në dorë u fut nga dritarja e banesës dhe qëlloi fillimisht mbi Tocin, duke e plagosur. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për xhelozi, pasi Haxholli kishte pasur lidhje intime me të renë dhe nuk e kishte pranuar ndarjen para pak kohësh.

Sipas Neës24, Toci, shef i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit i cili është i arrestuar, ka thënë para hetuesve: “Marsida Qatja me telefonoi pasdite dhe me tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja. Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë të mërkurës. Marsida me tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon. Sapo ja hapa derën Dritani më tha:

“Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja. Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat