“Rama u neverit për fituesin e çmimit Nobel, por shtrëngon duart me ish-ministrin e Millosheviçit”

Shqipëria

“Rama u neverit për fituesin e çmimit Nobel, por shtrëngon duart me ish-ministrin e Millosheviçit”

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 10:48
Rama, Vuçiq dhe Zaev

Në Serbi kryeministri Edi Rama shtrëngoi duart me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe homologun e tij maqedonas Zoran Zaev në lidhje me ‘Shengenin e Ballkanit’.

Ndërsa pak më vonë Rama reagoi i revoltuar në lidhje me fituesin e çmimit Nobel duke u shprehur se nuk mund të qëndrojmë të heshtur përballë dikujt që ka mbështetur gjenocidin.

Por pas Ramës vjen një reagim nga nënkryetari i PD-së Edi Paloka.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Façebook’ teksa sulmoi Ramën tha se kjo është poshtërsia e radhës nga ai, duke e cilësuar nisëm marrëveshje antishqiptare.

Demokrati pohoi se kryeministri në një kohë kur deklarohet si i neveritur për çmimin Nobel ndaj Handke, shtrëngon duart me ish-ministrin dhe ish-zëdhënësin e Millosheviçit.

“Jo thjesht hipokrizi, po poshtersia e rradhes !

Rama deklarohet si i neveritur per çmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrenguar duart me ish-ministrin dhe ish-zedhenesin e Millosheviçit ne nje marreveshje antishqiptare…!”, shkruan Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat