Seanca e “Venecias”/ Balla nga Strasburgu: Meta shkeli të drejtën themelore, të drejtën për t’u zgjedhur

Shqipëria

Seanca e “Venecias”/ Balla nga Strasburgu: Meta shkeli të drejtën themelore, të drejtën për t’u zgjedhur

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:46
Foto nga seanca

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ndodhet në Strasburg ku po merr pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias dhe ku pritet të dalë opinioni përfundimtar mbi vendimin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

“Draft-opinioni është i plotë dhe analiza është shumë profesionale”, është shprehur Balla.

Balal thotë se ka “disa propozime për amendimin e raportit”, si dhe kritikon Metën për shkelje të të drejtave themelore.

“Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog mes partive. Shkeli të drejtën themelore, të drejtën për t’u zgjedhur”, është shprehur Balla për Top Channel.

Përveç Ballës, mazhoranca përfaqësohet në “Venecia” edhe nga Ulsi Manja, kreu Komisionit Hetimor Parlamentar dhe anëtarja e këtij komisioni, Klotilda Ferhati.

Presidenti Meta nuk ka shkuar në “Venecia”, por Presidenca, në Strasburg përfaqësohet nga shefi kabinetit, Arben Cici, këshilltari ligjor, Bledar Dervishi dhe këshilltarja për Integrimin, Ilda Zhulali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat