Venecia miraton raportin përfundimtar: Meta shkeli Kushtetutën dhe tejkaloi kompetencat

Shqipëria

Venecia miraton raportin përfundimtar: Meta shkeli Kushtetutën dhe tejkaloi kompetencat

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 13:42
Foto nga Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias rikonfirmoi sot se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në Kushtetutë e në ligj.

Komisioni i Venecias miratoi sot në unanimitet të plotë raportin përfundimtar lidhur me opinionin që u kërkua nga komisioni hetimor parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë për shkeljet e Presidentit Ilir Meta.

Sipas Komisionit të Venecias, anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cenoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

“Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë/avantazhin/levën të pengonin çdo proces zgjedhor, sikurse citohet në paragrafin 98”, thuhet në raportin përfundimtar.

Po ashtu, Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e me tej duke i shtyrë ato.

Sipas Komisionit të Venecias, “është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo shkelje është e rënde apo jo”.

I pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Venecias ishte edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat