Gent Cakaj kërkon njohjen e Kosovës në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun

Shqipëria

Gent Cakaj kërkon njohjen e Kosovës në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 17:43
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka kërkuar njohjen e Kosovës përgjatë takimeve që po zhvillon në kuadër të Forumit të katërt të Unionit për Mesdheun.

Përmes një shkrimi në Facebook, Cakaj njoftoi se ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Unionit, Nasser Kamel dhe homologun e tij algjerian, Sabri Boukadoum. me ç’rast tja se ka theksuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës.

“Në vazhdën e takimeve të zhvilluara gjatë Forumit të katërt të Unionit për Mesdheun, zhvilluam edhe një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Unionit, z. Nasser Kamel ! Me Sekretarin Kamel shprehëm gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në projektet e Unionit për Mesdheun. Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, punuam veçanërisht për të sjellë në vëmendjen e shteteve pjesëmarrëse që ende nuk e kanë njohur Kosovën, rëndësinë për të pranuar realitetin sa më parë dhe mbështetur atë në të gjitha nismat ndërkombëtare! Po ashtu, zhvilluam edhe një takim shumë përmbajtësor me homologun Algjerian, z. Sabri Boukadoum. Edhe aty, ndër të tjera, nënvizuam domosdoshmërinë e njohjes të Republikës të Kosovës sa më parë”, shkruan Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat