Hahn: Shkupi s’mund të mbesë pa negociata vetëm se disa shtete të BE-së kanë problem Shqipërinë

Shqipëria

Hahn: Shkupi s’mund të mbesë pa negociata vetëm se disa shtete të BE-së kanë problem Shqipërinë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 21:24
Johanes Han

Edhe pse për pak kohë do të jetë komisioner për zgjerimin, Johanes Han është shprehur hapur, se Maqedonia e Veriut nuk mund të dëmtohet drejt rrugës së saj në BE për shkak se disa vende europiane kanë probleme me Shqipërinë dhe hapjen e negociatave.

Në një intervistë për gazetën “Wiener Zeitung”, u shpreh se integrimi I Shqipërisë është dëmtuar dukshëm nga kriza politike. Hahn nuk ka harruar të theksojsë se problemet me krimin e organizuar dhe korrupsionin, gjithashtu mbeten elemente mjaft të mprehtë.

Hahn është shprehur se do ishte e vendit që procesi i integrimit të ishte ndarë.

Pjesë nga intervista e z.Hahn për hapjen e mundshme të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore:

Javën tjetër do të vendoset për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Por parlamenti Holandez tani dëshiron të bllokojë fillimin e bisedimeve me Tiranën. Çfarë do të thotë kjo për kandidatët?

Unë jam shumë pozitiv për Maqedoninë e Veriut, dhe gjithashtu shpresoj që Shqipëria të marrë përgjigje pozitive. Ekzistojnë më shumë kritika për situatën në Shqipëri nga shtetet anëtare të veçanta, e Komisioni jep një rekomandim për të dy vendet aderuese për të filluar bisedimet, bazuar në kriteret e përcaktuara nga vetë anëtarët.

Në rastin e Maqedonisë Veriore, zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë ka një ndikim pozitiv.

Ndërsa, në Shqipëri janë hasur disa probleme. Në Shqipëri ka probleme në situatën e brendshme politike, përfshirë konfliktin midis qeverisë dhe opozitës.

A mund të ndodhë që vetëm një nga shtetet (nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut) të hapë negociatat për në BE.

Teorikisht, kjo është e mundur dhe në përputhje me qasjen strategjike të negociatave të pranimit, në mënyrë që kandidatët të gjykohen në bazë të progresit individual që kanë bërë.

Por sigurisht do të ishte më mirë të kishim një sinjal pozitiv për të gjithë rajonin nëse të dy vendet përparojnë në të njëjtën kohë.

A mundet që Maqedonia Veriore të bjerë pre e zhvillimeve në Shqipëri? Franca është ende skeptike ndaj bisedimeve – dhe Hollanda thjesht ka konfirmuar qëndrimin e saj negativ.

Maqedonia Veriore nuk duhet të dëmtohet, vetëm sepse disa vende kanë probleme me Shqipërinë. Mund të jetë edhe anasjelltas: që Shqipëria përfiton nga zhvillimi pozitiv në Maqedoninë veriore dhe që të dy vlerësohen në mënyrë të barabartë në pikën fillestare. Një vit më parë, 25 Shtetet Anëtare dhanë miratimin e tyre dhe tre ishin kritike. Ndërkohë, Gjermania ka marrë një vendim pozitiv nga Bundestag, dhe shpresoj se do të jetë efektive edhe në Francë dhe Hollandë. Duhet mbajtur mend gjithashtu se negociatat nuk do të fillojnë menjëherë sidoqoftë dhe se procesi do të zgjasë me vite. Ajo që kërkohet janë standardet europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat