“Mos u nervozoni dhe humbni durimin”, Vasili ‘kapet’ me Ramën: Lexojeni ç’thotë kryeministri

Shqipëria

“Mos u nervozoni dhe humbni durimin”, Vasili ‘kapet’ me Ramën: Lexojeni ç’thotë kryeministri

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:08
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e shikon kryeministrin Rama si fatkeq që as e do e as e beson integrimin. Ai komenton një deklaratë të Ramës ku përmend Franz Kafkën e Ismail Kadarenë dhe thotë se i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim.

“Idioti i “dobishëm” i Dostojevskit dhe idioti ynë i panevojshëm!! Kupton pak dhe për ç’shkak citon trashë letërsinë botërore, ndaj “idioti” ynë në dallim nga idioti i dobishëm i Dostojevskit është monoton, i mërzitshëm, pa gusto dhe veshtulloz si vaj i trashë, që nuk lubrifikon dot trurin.

Lexojeni ç’thotë kryeministri ynë, por as mos u nervozoni dhe as mos e humbni durimin, bile as mos u zemëroni, që ai i ndot autorët e mëdhenj duke i cituar pa kuptim, besomëni nuk është faji i tij, që truri i ecën ngadalë dhe përzishëm duke zhurmuar si rrotat e një qerreje të zhytur në baltë e që tërhiqet nga buaj të lodhur e apatike.

Ja ç’thotë i shkreti, fatkeqi kryeministër duke vajtuar për integrimin që as e do as e beson:

“Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkurron edhe fantazinë e tyre të pakonkurrueshme…”, shkruan Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat