Meta takon zyrtarin e lartë të Kalabrisë: Bashkëpunim që të rinjtë të mos largohen nga vendi

Shqipëria

Meta takon zyrtarin e lartë të Kalabrisë: Bashkëpunim që të rinjtë të mos largohen nga vendi

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:32
Ilir Meta dhe Prof. Roberto Musmanno

Takim të frytshëm e ka quajtur presidenti i vendit, Ilir Meta, ate me Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno. Gjate takimit, Meta, thekson se ka ndare ide të vyera për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendet dhe zonat tona.

“Raportet e ngushta, tepër të forta dhe njerëzore të Shqipërisë dhe të shqiptarëve me Kalabrinë, zemrën e bashkësisë sonë të dashur arbëreshe, janë shumë të rëndësishme. Kjo marrëdhënie historike dhe tradicionale, ka potenciale të jashtëzakonshme arsimore, kulturore, turistike, ekonomike dhe tregëtare, për t’u forcuar edhe më tej.

Shumë i lumtur të zhvilloja një takim të frytshëm me Komisionerin e Insfrastrukturës së Qeverisë Rajonale të Kalabrisë, Prof. Roberto Musmanno, me të cilin ndava ide të vyera për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në mënyrë që të rinjtë të mos largohen nga vendet dhe zonat tona”, shkruan Meta.

Më tej ai shton se, veçanërisht diskutuan rreth projektit ambicioz dhe të realizueshëm të Prof. Musmanno dhe stafit të tij, për lëvizjen e udhëtarëve nga Kalabria në Shqipëri, nëpërmjet vendosjes së një linje direkte ajrore Tiranë-Lamecia.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të cilin do të punojmë fort!?????”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat