Vrasja në Kavajë, shefi i sigurisë së burgut qëlloi 17 herë

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, shefi i sigurisë së burgut qëlloi 17 herë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:47
Marsida Qatja

Vijojnë hetimet lidhur me vrasjen e Dritan Hoxhallit dhe plagosjen e efektivit të policisë së burgut Bledar Toçi në banesën e Marsida Qatja në Kavajë.

Nga ekspertiza e vendit të ngjarjes rezulton se shefi i sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi ka qëlluar me armë 17 herë. Nga ekspertiza e gëzhojave rezulton se plumbat janë qëlluar nga arma e tij.

Hetimet bëjnë të ditur se ka qëlluar pasi është sulmuar nga Dritan Hoxhalli.

Sa i takon rrethanave të ngjarjes deri tani është mësuar se Dritan Hoxhalli shkoi me kallashnikov në banesën e Marsida Qatjas dhe qëlloi me breshëri.

Verifikimi

Pas ngjarjes, Marsida Qatja tha se Dritan Hoxhalli e përndiqte prej gjashtë muajsh por kjo dëshmi po verifikohet pasi  Dritan Hoxhalli është liruar nga burgu dy javë më parë.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se Dritan Hoxhalli ka qenë me masë sigurie ‘Arrest me burg’ deri dy javë më parë.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës po heton Marsida Qatjan për dhënie deklarimesh të rreme. Personat e përfshirë në konflikt janë marrë në pyetje për herë të dytë pasi ditën e ngjarjes ata kanë qenë nën efektin e drogës.

 Vrasja në Kavajë u shënua pak pas mesnatës së të mërkurës, 9 tetor, në lagjen nr 2 të qytetit në banesën e Marsida Qatjas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat