Lushnja me poliklinikë të re

Shqipëria

Lushnja me poliklinikë të re

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:47
Foto

Rreth 25 mijë qytetarë të Lushnjes tashmë do të marin shërbimin mjekësor në poliklinikën e rikonstruktuar. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja, Ogerta Manastirliu vizituan investimin prej 750 mijë eurosh  ndërsa theksuan se Lushnja është një ndër qytetet me nivelin më të lartë të realizimit të Chek-up.

Pas lënies në harresë për një dekadë Lushnja tashmë do të ketë një poliklinikë të re. Investimi me vlerë 750 mijë eurosh do të ofroj më shumë shërbime mjekësore për 25 mijë banorë të këtij qyteti. Ministrja e Shëndetësisë theksoi se struktura e poliklinikës është realizuar në bazë të një sistemi më komod për qytetarët

Manastirliu: Poliklinika ka 17 kabinete ku ofrohen shërbime të ndryshme specialistike, ndërkohë që 2 qendrat shëndetësore ofrojnë specializim për rrëth 25 mijë banorë. 

Kryeministri Edi Rama ndërkohë theksoi se qytetarët shqiptarë kanë nisur të vlerësojnë kontrollet e përgjithshme mjekësore.

Rama: Tradita nuk është sepse ne jemi popull që e lajmë makinën cdo ditë dhe për trupin kujtohemi kur fillon e  bën kolpo.

Poliklinika e Lushnjës është një tjetër qendër shëndetësore e shndërruar, në kuadër të programit kombëtar të  rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në mbarë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat