10 mijë viktima në vit nga sëmundjet kardiovaskulare

Shqipëria

10 mijë viktima në vit nga sëmundjet kardiovaskulare

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Shqipëria mban vendin e parë në Europën Juglindore për numrin më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare. Mbi 50 % e vdekjeve në vendin tonë vijnë për shkak të kësaj sëmundje, e ndjekur më pas nga sëmundjet tumorale.

“Ka shumë vite që i është vënë rëndësi identifikimit të faktorëve të rrezikut dhe pse vendi jonë ngelet gjithmonë në vend të parë përsa i përket vdekshmërisë kardiovaskulare në Ballkan, në Europën juglindore. Infarkti, miokardi para 30 vitesh ndodhte mbi moshat 50 vjeç, ndërsa sot shikojmë mbi moshat 30 vjeç që bëjnë infarkt miokardi”, shprehet kardiologia Daniela Teferici.

Por cilat janë shkaqet që afro 10 mijë persona humbin jetën gjatë një viti në vendin tonë nga kjo sëmundje.

“Është hipertensioni i cili nuk mjekohet, është diabeti, përdorimi i duhanit dhe është shumë e rëndësishme stili i jetesës. Se si ushqehemi ne, sa aktivitet fizik bëjmë ne. Stili i jetesës fatkeqësisht lë shumë për të dëshiruar. Ushqehemi në mënyrë jo korrekte, ushqehemi me yndyrna shtazore, për të mos folur pastaj për duhanin i cili dëmton si furmatorin aktiv dhe atë pasiv. Është duhani i cili është shumë agresiv ndaj shtresës së brendshme të enëve të gjakut”.

Por edhe kanceri po rritet frikshëm.

“Shoqëria shqiptare përveç se është një shoqëri shumë stresante që jemi ne si shoqëri që kemi rolin tonë negativ për të krijuar një stres kur nuk duhet të gjenerojmë stress, dhe njëkohësisht dhe ajrit që ne thithim dhe ushqimet që konsumojmë që kanë lidhje shumë me sëmundjet tumorale”.

Sipas të dhënave të INSTAT, mbi 20 mijë persona humbin jetën gjatë një viti në vendin tonë, në 90 % të rasteve nga sëmundjet e ndjekur më pas nga aksidentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat