Të rinjtë shqiptarë arrestohen me kokainë në makinë

Shqipëria

Të rinjtë shqiptarë arrestohen me kokainë në makinë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane, në Savona, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Mediet fqinje shkruajnë se të rinjtë B.E. dhe L.A., të dy 22 vjeç, u arrestuan mbrëmë.

Të dy shqiptarët, të arrestuar ishin në një makinë që po lëvizte me shpejtësi të ulët, por tërhoqi vëmendjen e patrullës.

Më pas policia urdhëroi ndalimin e makinës dhe pas kontrollit u gjet dhe sekuestrua 4 gram kokainë e ndarë në 6 doza të gatshme për t’u shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat