Balliu: Budenstagu i kërkon të luftojë krimin, Rama lufton banorët e Unazës

Shqipëria

Balliu: Budenstagu i kërkon të luftojë krimin, Rama lufton banorët e Unazës

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:07
Klevis Balliu

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu është shprehur se vendimi i gjykatës për lënien në burg të tre të arrestuarve të Unazës së  Re ishte politik.

Në studion e lajmeve të Ora News tha se djali i gjyqtarit është në Partinë Socialistë. Ndërsa theksoi se kryeministri Rama në vend që të luftojë krimin lufton banorët e Unazës.

Klevis Balliu: “Asnjë deputet socialist nuk ka shkuar për ti takuar. Më parë ka qenë Sajmir Tahiri dhe tani Blerina Gjylameti. Do ketë kohë policia e Shtetit të rrijë çdo ditë aty, sepse ne do jemi aty çdo ditë.

Gjyqtari që i dënoi sot ka djalin në PS. Ka marrë vendim politik. Të ndalosh protesta është jo vetëm politik, por idelologjik dhe ideologjia e tyre është komunizmi.

Budenstagu i kërkoi të luftonte krimin, Rama lufton banorët e Unazës.”

Balliu shtoi se burgimi i qytetarëve është çnjerëzor. Ai shtoi se protestat janë të ligjshme dhe se policia është njoftuar.

Klevis Balliu:  “Burgimi  qyetarëve të ndershëm është çnjerëzor me urdhër politik nga një regjim diktatorial. Është arrestim i turpshëm. Nuk ka lidhje vetëm me banorët e Unazës por me gjithë shqiptarët. Protesta është e ligjshme dhe ne kemi njoftuar policinë. Ligji e ka njofto dhe kaq. Dhe ne i kemi njoftuar. Vetëm qytetarët janë në burg, Valdrin Pjetrin nuk e kemi në burg. Kjo do të thotë se ka rënë shteti, pikërisht për këtë arsye nuk hapen negociatat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat