Temperaturat e larta mbizotëruese, si parashikohet moti për javën e ardhshme në Shqipëri

Shqipëria

Temperaturat e larta mbizotëruese, si parashikohet moti për javën e ardhshme në Shqipëri

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Moti i kthjellët do të mbizotërojë edhe gjatë javës së ardhshme megjithëse nuk përjashtohet mundësia e reshjeve lokale gjatë pasditeve.

Mëngjesi do të vijojë të jetë relativisht i freskët ndërsa orët e mesditës parashikohet të shënojnë temperatura të larta për stinën; termometri në zonat Perëndimore do të ngjitet në 28°C.

Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta do e klasifikojnë tetorin si një muaj të thatë e shumë të ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat