Blindohet drejtoria e policisë së Tiranës! Dalin emrat e të arrestuarve pas protestës tek unaza e madhe

Shqipëria

Blindohet drejtoria e policisë së Tiranës! Dalin emrat e të arrestuarve pas protestës tek unaza e madhe

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Protesta e kësaj pasdite në zonën e Astirit është ‘zhvendosur’ në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, atje ku po mbahen nën arrest 7 protestues, përfshirë këtu dhe ish- deputetin e PD-së Klevis Balliu.

Pas përfundimit të protestës në zonën e Unazës së Madhe, policia ka arrestuar 6 protestues dhe Klevis Balliun, nën akuzën e bllokimit të trafikut. Aksioni është kryer disa minuta pas përfundimit të fjalës së Bashës në protestë dhe teksa kamerat ishin drejt largimit nga vendngjarja.

I vetmi që ka reaguar në lidhje me ngjarjen ka qenë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili përmes një postimi sulmoi PD-në dhe Lulzim Bashën, duke thënë se në protestë dhe duke shkelur ligjin, zgjodhi të fshihej pas fëmijëve dhe grave që ndodheshin në tubim.

Si kundërpërgjigje erdhi një reagim nga ana e sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, i cili deklaroi se Lleshaj nuk duhet të flasë për banorët e Astirit, pasi ai vetë ka në pronësi dy banesa të padeklaruara.

Ndërkohë në ambientet e policisë së Tiranës ka një numër të shtuar të forcave të policisë të cilat bllokojnë hyrjen në godinë. Në anën tjetër dhjetëra qytetarë të zonës së Astirit janë mbledhur në mbështetje të të arrestuarve. Ndër ta, kanë ardhur dhe disa ish deputetë të opozitës.

“Policia ka vepruar në mënyrë brutale, duke tentuar që të imponohet një regjim policor. Protesta do të vazhdojë dhe ne do të jemi në mbështetje të tyre. Ne dimë se janë shoqëruar 6 persona bashkë me Klevis Balliun. Ne do të mbështesim banorët në këtë protestë dhe sigurisht që duam lirimin sa më të shpejtë të protestuesve,“- tha Salianji në një prononcim për median.

Janë mësuar gjithashtu dhe emrat e personave të arrestuar, si më poshtë vijon:

Klevis Balliu

Dritan  Noku

Arend  Bushi

Andi Murataj

Andi Sharra

Ervis  Hysnelli

Kujtim Ylli

Gojart Duro

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat