Arrestimet e banorëve të Astirit, Basha: Ngjarje si këto janë shkaku pse ne nuk hyjnë në BE me Ramën

Shqipëria

Arrestimet e banorëve të Astirit, Basha: Ngjarje si këto janë shkaku pse ne nuk hyjnë në BE me Ramën

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:16
Lulzim Basha

Shoqërimi i disa protestuesve së bashku me ish deputetin e PD-së Klevis Balliu ka sjellë reagimin e Lulzim Bashës, i cili përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se arrestimet e qytetarëve janë një ndër shkaqet se përse Brukseli nuk i hap negociatat me Shqipërinë

Postimi i Lulzim Bashës:

Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro. Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.

Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat