Ish-Ministri i Drejtësisë: Opinioni final i Venecias për Presidentin, verdikt drejtësie

Shqipëria

Ish-Ministri i Drejtësisë: Opinioni final i Venecias për Presidentin, verdikt drejtësie

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 17:45
Foto

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një reagim në facebook për opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias lidhur me presidentin Meta, thotë se konkluzionet e Komisionit ishin verdikt drejtësie.

Halimi: Nuk kam pasur kurrë dyshim se opinionet përfundimtare të forumit me profesional nëEurope janë verdikte drejtësie. Në të gjitha intervistat e javës së kaluar miqtë gazetarë më pyesnin: A do ndryshojë draft-opinioni nga opinioni përfundimtar?  Përgjigjia ime bazohej në besimin e verdiktit përfundimtar, integritetin e institucionit dhe bindjen se argumentat e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie. Verdikti i sotëm i Venecias, është një verdikt drejtësie për Shqipërine e sotme, të nesërme dhe gjithë vendeve anëtare të KiE.

Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar lidhur me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta, në të cilin thuhet se vendimet e tij për shtyrjen e 30 qershorit nuk kanë bazë ligjore, por sipas tyre kjo nuk përben arsye për tu shkarkuar. 

Ekspertët e Venecias, vendimmarrjen përfundimtare për Presidentin ja delegojnë Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. Vetë Meta publikoi 5 gjetje të raportit të cilat sipas tij shprehen qartë se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat