Analiza e fitores së VV, Ngjela: Amerikanët nuk e goditën Kurtin në fushatë

Shqipëria

Analiza e fitores së VV, Ngjela: Amerikanët nuk e goditën Kurtin në fushatë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 22:21
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se  nëse amerikanët do ta kishin goditur Albin Kurtin gjatë fushatës ai nuk do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ngjela: Korrupsioni nuk është fut duart në thesarin e shtetit, ose te krimi i organizuar. Është edhe raporti me kundërshtarët politikë në zonë. Sikur politika amerikane ta kishte goditur në fushatë ai nuk merrte dot. Pse nuk e goditi?

Pragmatizmi është që midis dy të këqijave do zgjedhim të keqen më të vogël dhe midis dy të mirave do zgjedhim të mirën më të madhe. Programi i Kurtit është më i mirë se korrupsioni paraardhës. Po të donte e godiste.

Sa i përket politikës së tyre dhe diksionit patriotik që kanë unë jam me ta. Se si do operojnë në funksion të kohën varet se sa politikanë të mëdhenj do jenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat