Dyrnjaja: A e duam bashkimin kombëtar? Të bëhet referendum

Shqipëria

Dyrnjaja: A e duam bashkimin kombëtar? Të bëhet referendum

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:27
Denis Dyrnjaja

Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora tha se nëse ne duam të bëjmë bashkimin kombëtar së pasi duhet të bëjmë një referendum.

Dyrnjaja: Vota ka shkuar antikorrupsion. Ka shkuar kundër degradimit të shtetit. kundër grupeve kriminale. Strukturat kriminale në Kosovë janë shumë të zhvilluara dhe atje njerëzit në raport me papunësinë dhe hajninë siç i thonë ata kanë zgjedhur një alternativë që duan ta shikojnë se si do të jetë. Dhe çfarë bënë?

Ndanë votën midis një alternative të paprovuar që është VV dhe një alternative klasike që është LDK, e provuar, por me një rikthim përmes një figure të re, si Vjosa Osmani. Kështu e kam lexuar votën në Kosovë dhe nuk ka fare lidhje me bashkimin kombëtar. Ne kështu kemi qejf ta interpretojmë, nganjëherë jemi edhe hipokritë dhe e ekzagjerojmë me realitetin. Ne duhet të bëjmë një referendum njëherë a e duam bashkimin kombëtar apo jo. Kam përshtypjen që në sport nuk e duam bashkimin kombëtar. Po edhe shtetet kështu duan. Ta bëjmë referendumin, ta shprehi populli pastaj të kuptojmë a jemi të gatshëm apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat