Negociatat/ Takimi në Luksemburg, sekretari gjerman: Gjermania pro çeljes

Shqipëria

Negociatat/ Takimi në Luksemburg, sekretari gjerman: Gjermania pro çeljes

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 11:09
Foto

Ditën e sotme (e martë, 15 tetor), në Luksemburg, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian vendosin mbi çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pozicioni i Gjermanisë është mëse i qartë: Ne mbështesim çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, bazuar në votën e Bundestagut gjerman”, u shpreh Sekretari i Shtetit Për Evropën gjatë takimit në fjalë.

Ndërkohë Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës. “Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat