"Shqipëria të zgjidhë vetë krizën politike", Conte kërkon dialog pa parakushte

Shqipëria

"Shqipëria të zgjidhë vetë krizën politike", Conte kërkon dialog pa parakushte

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:31
Conte, Rama

Marrë shkas nga një situatë e ngjashme që kaloi politika italiane, kryeministri Giuseppe Conte nuk mund të anashkalonte dhe krizën politike që po kalon Shqipëria.

Në konferencën e përbashkët me Ramën,  Conte tha se mazhoranca dhe opozita duhet të zhvillojnë një dialog pa parakushte dhe se është në interes të të dyja palëve që ky moment të kapërcehet.

Conte: Vëmendja jonë është përqëndruar kryesisht dhe në aftësinë e Shqipërisë për të zgjidhur krizën e saj politike. Ky do të ishte një sinjal i pjekurisë politike dhe institucionale duke përfshirë dhe përgjegjësinë që qeveria dhe kryeministri Rama po e dëshmon dhe do të vijojë ta tregojë. Mazhoranca dhe opozita kanë interes të dyja ta zgjidhin këtë krizë në bazë të burimeve të tyre, ta zgjidhin vetë. Është e rëndësishme që mazhoranca ti propozojë opozitës një platformë për të qasur një dialog më konstruktiv, do ta theksoj dhe në takimet e tjera që ky dialog të zhvillohet pa parakushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat