Çelja e negociatave, Arta Dade: Më duket pak e pamundur - Bota Sot
Çelja e negociatave, Arta Dade: Më duket pak e pamundur

Shqipëria

Çelja e negociatave, Arta Dade: Më duket pak e pamundur

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:33
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “Tempora”  tha se i duket thuajse e pamundur që Holanda dhe Franca të kthejnë qëndrim, për ti dhënë më pas “Po” Shqipërisë për negociatat.

Arta Dade: Unë shpresoj, por nuk më duket shumë e mundur, ata që kanë ripërsëritur deklaratat e tyre dhe ministri i jashtëm sot i Holandës, dhe brenda dy ditëve të kthejnë qëndrimin. Kështu që më duket pak e pamundur dhe fakti që kryeministri sot ka përgatitur opinionin publik për të marrë një "jo" mua më duket që nuk do të ketë tërheqje nga Franca, Holanda. Madje dhe ministrja e jashtme e Finlandës sot po rrekej që të ndante çështjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat