Hapja e negociatave, Hoxha: De facto, Shqipërinë e kanë ndarë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria

Hapja e negociatave, Hoxha: De facto, Shqipërinë e kanë ndarë nga Maqedonia e Veriut

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:37
Poli Hoxha

Gazetari, Poli Hoxha, thotë se vendet e BE-së  de facto ata e kanë ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut sa i takon vendimit për hapje e negociatave.

I ftuar në RTV Ora, Hoxha tha se po të shikosh të gjithë deklaratat e Gjermanisë dhe të Francës thonë se Shqipëria nuk është gati, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet, por për situatë gjepolitike nuk mund ti ndajmë.

Hoxha: Nëse do të ndodhte realisht një ndarje do të ishte akti i fundit i  mbretit lakuriq, do të binin të gjithë alibitë e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie. Mbajtja bashkë mban akoma një lloj makiazhi të Bllokut. Tani kemi shenja as për PO me kushte, do të jetë një goditje shumë e madhe. Franca nuk po lëviz, koha është shumë e shkurtër për të arritur një rakordim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat