Kryemadhi: Shqipëria po braktiset, ju tregoj shifrat e frikshme në 6 vite. Fajtor është Rama

Shqipëria

Kryemadhi: Shqipëria po braktiset, ju tregoj shifrat e frikshme në 6 vite. Fajtor është Rama

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:24
Edi Rama dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e Levizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet se Shqipërinë e kanë braktisur 1.1 milionë shqiptarë, në 6 vite.

E ftuar këtë mbrëmje në “Real Story”, ajo tha se kjo situatë vjen si rrjedhojë e politikave degraduese të kryeministrit Edi Rama.

“Çfarë po bën Ministrja e Arsimit që nuk di se ku jeton. Çfarë pret nga ministri i Jashtëm që urdhëron me kushedi sa para. Çfarë mund të presësh nga ministri i Financave ku nuk sheh dot gjendjen e të ardhurave. Cila është përgjegjësia për këta njerëz.

Unë mund të kem 1000 të zezat për Fatmir Xhafajn, Ditmir Bushatin etj por ata janë transparentë. Ditmir Bushatin unë e kam çuar në PS. Nuk e mohoj, Ditmir Bushati është socialist. Por këta të tjerët nuk janë socialistë. Për 6 vjet ke mbi 1 milionë shqiptarë që kanë ikur. Problemi është që kush ka përgjegjësi këtu. Edi Rama është fajtor”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat