Franca nuk ndryshon qëndrim/ Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit - Bota Sot
Franca nuk ndryshon qëndrim/ Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

Shqipëria

Franca nuk ndryshon qëndrim/ Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:35
Presidenti Macron

Franca nuk ndryshon qëndrim për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është shumë herët për të filluar bisedimet me vendet e Ballkanit”- tha të martën një burim zyrtar pranë presidencës franceze.

“Franca dëshironte t’u dërgonte një sinjal ‘pozitiv’ vendeve të Ballkanit në perspektivën e tyre afatgjatë për t’u bashkuar me bllokun evropian”- vijoi më tej zyrtari i lartë i presidencës.

Franca nuk e ndryshoi linjën e saj të ashpër kundër bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të martën, duke argumentuar se nuk mund të aprovojë negociatat derisa BE të reformojë zgjerimin dhe pranimin e pafund të anëtarëve të rinj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat