Rama niset për në Bruksel një ditë para mbledhjes së liderëve të BE

Shqipëria

Rama niset për në Bruksel një ditë para mbledhjes së liderëve të BE

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:30
Edi Rama

Një ditë para mbledhjes së Komisionit Europian ku do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kryeministri Edi Rama niset për në Bruksel. Vizita e Ramës në Bruksel, vjen pas një takimi që ai ka zhvilluar në orën 10:00 të paradites së sotme, me ambasadoren gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.

Më 17 dhe 18 tetor, liderët e Bashkimit Europian do të mblidhen dhe do të diskutojnë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga lufta në Siri dhe përplasja me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan, e deri tek skepticizmi i disa vendeve për Zgjerimin.

Franca, Holanda dhe Finlanda janë disa nga vendet që janë skeptike ndaj zgjerimit, dhe mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati.  

Në mbledhjen e zhvilluar dje, ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, nuk u arrit dot një dakordësi për të pranuar nisjen e bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat