Lirohet Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re

Shqipëria

Lirohet Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:10
Klevis Balliu

Prej orës 10:00 në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar seanca për masën e sigurisë, ndaj ish-deputetit Klevis Balliu dhe të arrestuarve të tjerë. Gjykata Penale e Tiranës ka lënë të lirë ish-deputetin, Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gjithë banorët e Unazës, përfshirë edhe ish- deputetin Balliu.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Policia tha se këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Personat që morën masë sigurie janë: Ruzhdi Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; Safet Maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; Benard Nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë; Bajram Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Agron Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë; Artan Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier; Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë; Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat