Korçë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, dy të arrestuar, një në kërkim

Shqipëria

Korçë/ Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, dy të arrestuar, një në kërkim

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:43
Ilustrim

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Korçës për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Po kështu është proceduar në gjendje të lirë një 41-vjeçare, pronare e lokalit ku shfrytëzohej e mitura.

Burime policore bëjnë me dije se pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Stop”, ndalohen dhe procedohen 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K., 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkëpunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Biseda e përgjuar

Tutori 2 – Hajd, se ktu jemi goca, çuna…

Qytetari- Hë mo, si jeni?

Tutori 2- Më jep një 1 mijë leksh, të pi një kafe!

Qytetari- Tani ik, të mbaroj punë!

Prostituta- Ku kam unë, oo…

Tutori 2- Hë atij, nëm nanjë të vogël!

Qytetari – Po ik tashi, të ashtu unë, çke ti..?!

Prostituta- Lekat!

Qytetari- 2,3,4.., ke 50 mijë lekë ktu! Numëroji e jemi në rregull!

Qytetari- Lekët i more, tani je rehat, rri për qejfin tënd!

Qytetari– Bëjmë cikë muhabet, një kshu, një ashtu, se e kam…

Prostituta- Po e se e kam çikë kshu me nxitim unë, prandaj…,më kupton? Se do iki në shpi, kam që dje ktuja, më shikon, si jam? Me…

Qytetari- Që dje, po unë, që dje të kërkova…

Prostituta- Që dje! Shiko! Si zyrë jam bërë!

Qytetari- Po trupin, kshu, të mirë e ke trupin?

Prostituta- Sa kam pjellë, ça mirë e kam?!

Qytetari- Hë, je me fëmijë?

Prostituta- Po! Kam një bebe!

Qytetari– Me vërte, me?

Prostituta– Po, 6-muajsh!

Qytetari- Po ti je e vogël, 16 vjeç..!

Prostituta- E vogël jam, po hë..!

Prostituta- Unë nuk kam punuar saktë.

Qytetari- Vetëm në Korçë ke punuar?

Prostituta- Në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë, Kosovë.

Qytetari– Në Kosovë ka lekë?

Prostituta- Ncuq!

Qytetari- Po kshu, në shkollë, s’vete ti?

Prostituta- Në shkollëëëë…? Ca thua ti mo? Ç’është kjo shkollë?!

Qytetari- S’ke vajtur fare në shkollë?

Prostituta- Kam bërë 5 klasë, pastaj s’kam bërë më tej. Po amam me të shkrojtur, me kto, jam shumë mirë.

Qytetari- Ti sa vite ke, që punon kshu, prostitutë?

Prostituta- Po nuk punoj o, shumë rrallë!

Prostituta- Po punoj, por jo kshu ama, e kam filluar në dy lokale tallava, balerinë.

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Hë?

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Po 20 mijë leka si rrogë, thjesht për të kërcyer, veç pijeve, që të qerasnin.

Qytetari- Je e lodhur më?

Prostituta- Po bre, s’kam fjetur gjumë, që dje.

Qytetari- Në Korçë, çne, që erdhe them, ishe andej e kshu?

Prostituta- Po ardha, sepse kam familjen ktu edhe familja në mua mbahet, plus që kam fëmijën, s’rri dot vetë.

Tutori- XXX!

Prostituta- Po!

Tutori- Të kërkojnë në telefon!

Qytetari- Çikë më vonë, thuaj!

Tutori- Fol!

Anxhela- Alo!

Telefoni- Dëgjo!

Prostituta- Po!

Telefoni- Dëgjon them?

Prostituta- Po!

Telefoni– Ta dërgova XXX tani aty, dëgjon?

Prostituta- Hë, O ardhi ai, o…

Telefoni- Çohu avash-avash!

Prostituta- Po i bie buries jashtë.

Telefoni- Eh mirë! Ik ti tashi! Shko në shpi, laju, ça do bësh edhe ik, shko, pastaj do ngjitesh lart te lokali!

Prostituta- Nuk e di, jam fare pa gjumë.

Prostituta- S’po më flihet gjumë!

Telefoni- Tek ai adresitua e ka emrin, shiko njëherë, ça do bësh, edhe më merr në telefon!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat