Vrasja në Kavajë, Bledar Toçi do transferohej në paraburgim, por përfundon në spital

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, Bledar Toçi do transferohej në paraburgim, por përfundon në spital

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:41
Dritan Haxholli dhe Bledar Toçi

Përgjegjësi i sigurisë së Brendshme të Burgut Durrës, Bledar Toçi që qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur Dritan Haxhollin e për pasojë mbeti dhe vetë i plagosur, ka lënë një nga dhomat e reanimacionit.

36-vjeçari ndodhet i shtruar në një nga dhomat e infektivit në spitalin e Durrësit.

Kjo lëvizje vjen në një kohë që gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve ishte e mirë dhe pritej transferimi i tij drejt ambienteve të paraburgimit.

Nuk dihet pse 36-vjeçari është shtruar në një nga dhomat e infektivit, pasi mjekët e këtij reparti mbeten të rezervuar në dhënien e këtij informacioni. Edhe në këtë repart Bledar Toçi ruhet nga efektivë të policisë.

Ai ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Kavajës të dielën e kaluar.

Mbi Toçin prokuroria ka ngritur dy akuza atë të vrasjes me dashje si dhe prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike. E gjithë ngjarja u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat