Xhaferri denoncon përplasjen e bandave në Durrës: U godit me armë Drejtori i Hekurudhës

Shqipëria

Xhaferri denoncon përplasjen e bandave në Durrës: U godit me armë Drejtori i Hekurudhës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:22
Ferdinand Xhaferri

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka denoncuar sot një përplasje me arme të ndodhur në lagjen nr 4, të qytetit, ku, sipas tij, nga përplasja me armë e bandave të Rilindjes është goditur me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.

Xhaferri akuzoi edhe drejtorin e policisë së qarkut Durrës, duke theksuar se “Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindësi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen”.

Ferdinand Xhaferri, Kryetar i PD Durrës: Në qendër të Durrësit në lagjen 4, si pasojë e përplasjes së bandave të rilindjes me pushtet dhe pa pushtet, goditet me armë drejtori i përgjithshëm i hekurudhave dhe kryetari i këshillit bashkiak, Andi Dyrmishi. Drejtori i policisë qarkut Durrës, Lorenc Shehu ka ardhur në qytet jo për të vendosur rendin, por për të negociuar sherret e bandave të PS. Për këtë arsye e ka fshehur ngjarjen. Tre dite më parë, qytetarët e Durrësit panë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Një këshill që politikisht është një ngjyrësh, por që është ndarë keqas midis klaneve të rilindjes, në luftën për abuzime dhe gllabërime.

Me anë të një njoftimi për shtyp, policia e Durrësit duke mos dhënë shumë detaje ka njoftuar se mjeti në pronësi të shtetasit I.D, që rezulton të jetë shoferi i Dyrmishit është qëlluar me arme zjarri ndërkohe që ndodhej e parkuar në lagjen nr 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat