Thirrja e një 14 vjeçare shqiptare e mbetur në kampet e luftës në Siri: Po Shqipëria, çfarë po bën për ne

Shqipëria

Thirrja e një 14 vjeçare shqiptare e mbetur në kampet e luftës në Siri: Po Shqipëria, çfarë po bën për ne

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:34
Foto

Rrëfimi i Evës , vajzës shqiptare që i ati e çoi në Siri në moshën 8 vjeçare, ngre pikëpyetje të përpjekjeve të shtetit shqiptar për ta kthyer në atdhe.

Top Channel pyeti përgjegjësin kurd për të huajt që shkojnë në Siri, zotin Abdulkarim Omar nëse ka patur komunikim me shtetin shqiptar në lidhje riatdhësimin e fëmijëve dhe grave që gjenden në Siri dhe ai e mohon këtë.

“Nuk ka komunikim midis nesh për këtë çështje, dhe ne tani jemi të zënë me agresion turk në rajonet tona dhe ne nuk mund të diskutojmë në lidhje me këtë”, thotë ai.

Ndërsa daja i 14 vjeçares tregon se në 6 vite ndërhyrja e Shtetit shqiptar ka qenë e vonuar pasi nuk ka pasur rezultat. “Si ka mundësi, pyet Agim Ndregjoni, se shtetasit e Kosovës janë bashkuar me familjet, ndërsa nipi dhe mbesa e tij ende jo kur të gjithë ishin në të njëjtin kamp?

E ndërkaq e ëma e fëmijëve që gjenden në kampin Al Hol, ka dëgjuar për herë të fundit zërin e Evës që sot quhet Sara në muajin shkurt.

“Unë nuk kam telefon, ai telefoni ishte i asaj kosovares. Ajo kosovarja ka ikur dje me gjithë të tjerat. Prandaj s’kam qysh flas. Nuk kam as telefon , asgjë. Ndaj sot erdha te këto rusët t’iu lajmëroja”, thotë vajza.

Komunikimi i fundit me vajzën , familja Dumani e ka patur mbrëmjen e të hënës ku paralajmëronte rrezikun që e priste nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat