Edi Rama: Po bëhet maksimumi për të marrë “Po-në” e merituar për çeljen e negociatave

Shqipëria

Edi Rama: Po bëhet maksimumi për të marrë “Po-në” e merituar për çeljen e negociatave

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:19
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se po bëhet maksimumi për të marrë “Po-në” e merituar për çeljen e negociatave, ndërsa theksoi se “më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces”.

Këtë deklaratë Rama e ka bërë përmes një video-mesazhi, ku ka thënë po ashtu se një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër, ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i BE-së lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kancelarja Angela Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “Po”, për të dyja vendet ndërkohë që qëndrimi i presidentit francez Emanuel Macron sipas tij, nuk përkon me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare.

“Nuk jam as optimist as pesimist për rezultatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë ‘Po-në’ e merituar dhe se më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Pak por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë, ashtu sikundër kërkon sot shumë më tepër nga vetë BE-ja se sa nga Shqipëria apo nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat