Artan Hoxha: Marsida Qatja është në rrezik pasi di të vërtetën, gjithçka ndodhi për prishje të pazareve

Shqipëria

Artan Hoxha: Marsida Qatja është në rrezik pasi di të vërtetën, gjithçka ndodhi për prishje të pazareve

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:54
Artan Hoxha dhe Marsida Qatja

Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a.

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar si masë sigurie për Qatjan, “detyrim paraqitje”, por që për këtë do të vendosë gjykata.

Për gazetarin Artan Hoxha, ngjarja e Kavajës nuk ka lidhje me një “histori pasioni”, por me prishje të pazareve të drogës.

“Bashkëshorti i asaj vajzës, që është në burg në Gjermani në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë. Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur,”- tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat