Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore

Shqipëria

Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:45
Shqipëria drejton takimin e Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore

Në cilësinë e vendit që mban kryesimin e Sekretariatit të Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEDM), Ministria e Mbrojtjes drejtoi Takimin e Ministrave të Mbrojtjes së SEDM, i cili u zhvillua në Bukuresht, Rumani.

Me pjesëmarrjen e 16 vendeve anëtare, përfaqësues të lartë nga NATO, si dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare si UN dhe RACVIAC, ky takim u drejtua nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në cilësinë e kryetarit të Sekretariatit të SEDM.    

Në fillim të këtij takimi, Koçi prezantoi prioritetet, që do të ketë vendi ynë gjatë kryesimit të kësaj iniciative duke vënë theksin tek “Politika e dyerve të hapura” për çdo shtet tjetër në rajon dhe më gjerë, i cili aspiron të jetë pjesë e këtij forumi me fokusin kryesor promovimin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.

U rikonfirmua gjithashtu, si një nga prioritetet kryesore të Iniciativës angazhimi për forcimin e fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të rajonit si dhe bashkëpunimi në kuadër të trajnimeve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

Më tej, Ministeriali vijoi me qëndrimet e vendeve anëtare dhe fokusin që do të ketë kjo iniciative në të ardhmen, mbi angazhimin e përbashkët për promovimin e paqes dhe stabilitetit ne Evropën Juglindore.

Vendet anëtare ranë dakord për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në nivel politik dhe ndërqeveritar nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta të SEDM.

Në këtë takim u miratuan disa dokumente, të cilat do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta gjatë vitit te ardhshëm. Takimi u mbyll me miratimin e Deklaratës së Përbashkët të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore.

Ky ishte Ministeriali i parë i SEDM-it i drejtuar nga Shqipëria, gjatë kryesimit 2019-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat