Rama me Zaev në takimin e kryeministrave europianë për negociatat

Shqipëria

Rama me Zaev në takimin e kryeministrave europianë për negociatat

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:54
Edi Rama dhe Zoran Zaev

Kryeministri Edi Rama së bashku me homogun e tij maqedonas Zoran  Zaev morën pjesë në takimin e kryeministrave europianë të PSE dhe komisionerëve europianë të familjes së tyre politike në BE.

Në takim diskutuan për rëndësinë që ka për Bashkimin Europian, e jo vetëm për Shqipërinë e për Maqedoninë e Veriut, një vendimmarrje pozitive në Këshillin Europian.

Gjermania ende kërkon gjetjen e një pozicioni të përbashkët me Francën për çeljen e negociatave. Presidenti Macron, që kundërshton çeljen e tyre përmend numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat