Media italiane përcjell lajmin: Franca i bllokon negociatat Tiranës dhe Shkupit

Shqipëria

Media italiane përcjell lajmin: Franca i bllokon negociatat Tiranës dhe Shkupit

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:52
Franca ka vendosur veton e saj duke bllokuar kësisoj hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Edhe në median italiane është publikuar një lajm i cili njofton se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk do t’i hapen negociatat.

TGcom shkruan se Franca ka vendosur veton e saj duke bllokuar kësisoj hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

“Vetoja e Francës bllokon çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, duke vënë në dyshim të gjithë procesin e zgjerimit. BE kësisoj nuk do të jetë në gjendje të japë dritën jeshile për nisjen e negociatave me dy vendet ballkanike, pavarësisht se shumica e vendeve kanë qenë në favor në rekomandimit të Komisionit Evropian”-shkruan media italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat