"Nëse nuk çelen negociatat, opozita në protesta deri në zgjedhje të parakohshme"

Shqipëria

"Nëse nuk çelen negociatat, opozita në protesta deri në zgjedhje të parakohshme"

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Një dështim i mundshëm i qeverisë Rama me negociatat të premten pritet të ndezë motorët e opozitës për protesta.

Dashamir Shehi: Jo do të vijojë, por duhet të fillojë nga e para me një skemë të re politike dhe vendosmëri, tua bëjë të qartë shqiptarëve që sakohë do të jetë ky kryeministër dhe kjo qeveri shpresa e Shqipërisë për Europën është zero. Gjykoj se kemi akoma energji për të ringritur një betejë të madhe. Basha, ne të tjerët pas tij, duhet ta fillojmë betejën serioze, jo për pushtet por për të rrëzuar këtë të keqe të madhe që tashmë u certifikua me vulë europiane.

I ftuar në RTV Ora, Shehi thotë se shteti shqiptar nuk ka qenë kurrë i rregullt dhe se frika e ka mbajtur shqiptarin për të qenë pak nëpunës, por sipas tij këtë hata që i ka bërë Rama se ka njohur ndonjëherë.

I pyetur nëse një 'JO' nga Brukseli do të legjitimonte kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, ai ka këtë përgjigje:

Shehi: Kërkesa e opozitës është legjitime 2 vjet e kusur, por kjo mbush çfarëdo lloj kupe. Është kauzë plus. Ata prindër nëse duan që fëmijët tu jetojnë këtu, të jenë gjyshër në këtë vend, puna e parë është të dalin aty në pjacë sepse gjykoj se këto formulat e tjera diplomatike me këtë njeri nuk vlejnë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat