Merkel: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por disa vende kanë rezerva

Shqipëria

Merkel: Gjermania pro hapjes së negociatave me Shqipërinë, por disa vende kanë rezerva

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:55
Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi sot se nuk është arritur vendim unanim për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë.

“Janë disa vende që kanë rezerva. Ne kemi diskutuar në lidhje me këtë. Patjetër që do të zhgënjehen, si kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe i Shqipërisë”, tha Merkel.

“Unë e mbështes në një pikë presidentin Makron sa i përket procesit të zgjerimit që duhet reformuar”, u shpreh kancelarja.

“Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave deri tek ndryshimi i emrit. Ka qenë progres i madh. Edhe Shqipëria ka bërë progres. Mendoj që Shqipëria ka bërë shumë progres, por nuk na ka bërë të marrim një vendim unanim sa i përket Shqipërisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat