Publikohet vendimi: Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në maj 2020

Shqipëria

Publikohet vendimi: Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në maj 2020

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Është publikuar vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në dokumentin e publikuar nga Brukse;i raportohet se KE do t'i rikthehet çështjes së zgjerimit përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në maj 2020.

Liderët e Bashkimit Evropiane kanë zhvilluar një debat të gjatë deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke mos arritur në një marrëveshje.

Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

Në një konferencë pas përfundimit të samitit, Macron tha se ka shumë probleme me çështjen e emigracionit të paligjshëm.

"Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin shumë reforma. Dua të përgëzoj sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e e një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit. Përparimet janë bërë, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka probleme të jashtëzakonshme sidomos me çështjen e emigracionit të paligjshëm", është shprehur Macron.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel gjithashtu u shpreh se çështja e negociatave do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.

"Dëshpëruese që negociatat mos hapen për të dyja vendet. Kemi punuar në favor të hapjes së negociatave, por tre vende Franca, Holanda dhe Danimarka janë kundër. Do t'i rikthehemi përsëri çështjes së negociatave në pranverën e vitit të ardhshëm", ka thënë kancelarja Merkel.

Ndërkohë kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk në një deklaratë për mediat i bëri thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të mos dorëzohen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat