FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri

Shqipëria

FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:32
Izabella Cooper

Që prej muajit maj, kur FRONTEX iu bashkua policisë kufitare shqiptare numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nga Greqia drejt Shqipërisë është dyfishuar. Zëdhënësja e FRONTEX thotë për DW se klandestinët mbërrijnë  nga tre rrugë në kufirin shqiptar.

Numri i emigrantëve që kalojnë ilegalisht kufirin Greqi-Shqipëri është dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Këtë e konfirmon për DW, zëdhënësja e Frontex, Izabella Cooper.

Ora News ishte pak ditë më parë në kampin që sipas burimeve do të përdoret për të strehuar klandestinët që kapen në kufirin me Greqinë. Ai është ngritur pranë stacionit policor të Kapshticës dhe vërteton pikërisht shtimin e fluksit.

të emigrantëve të paligjshëm.

Izabella Cooper: Këtë vit, deri tani, janë shënuar dyfish më shumë emigrantë që hyjnë në Shqipëri nga Greqia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga nisja e këtij operacioni, në muajin maj të këtij viti, janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë, një shifër shumë domethënëse.

Sipas zëdhënëses, në muajin qershor të këtij viti u regjistruan 500 emigrantë të paligjshëm duke hyrë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë dhe në shtator, ky numër u rrit në 1300.

Zëdhënësja e FRONTEX tregon edhe itinerarin që përshkojnë këta emigrant për të mbërritur në kufirin shqiptar

Izabela Cooper: Kombësitë kryesore të emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri përfshijnë Irakun, Sirinë, Marokun, Pakistanin, Algjerinë dhe Palestinën. Pjesa më e madhe e këtij grupi hyjnë në Greqi përmes ultësirës së lumit Evros, tokës kufitare mes Turqisë dhe Greqisë. Pjesa tjetër arrin përmes ishujve të Egjeut dhe grupi i tretë janë ata që kanë jetuar në Greqi për disa muaj dhe më pas vendosin për të vijuar më tej për kushte më të mira ekonomike.

Në maj të këtij viti, policia kufitare shqiptare dhe FRONTEX, Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Europian nisën patrullimin e përbashkët në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër dhe në Kapshticë të Korçës, 50 oficerë policorë nga 11 vende të BE-së asistojnë policinë shqiptare për përballimin e valës së emigrantëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat