Dështimi me negociatat, Linda Rama i del në krah kryeministrit me thëniet e Kadaresë

Shqipëria

Dështimi me negociatat, Linda Rama i del në krah kryeministrit me thëniet e Kadaresë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 22:39
Edi Rama dhe Linda Rama

Pas dështimit për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian, edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka përcjellë disa mesazhe në lidhje me integrimint.

Përmes dy statuseve në rrjetin social, Linda Rama kujton disa thënie të shkrimtarit Ismail Kadare të viteve 1996. Në njërin prej tyre, shkruhet se shqiptarët e kanë humbur dy herë Evropën, njëherë në shekullin e XV kur Osmanët pushtuan vendin dhe njëherë nën sundimin komunist. Kësisoj Linda Rama i ka dalë në krah kreut të qeverisë, i cili këtë të premte në konferencën për shtyp nuk pranoi përgjegjësi mbi mbylljen e derës nga BE.

MESAZHET E LINDA RAMËS:

Kur ju dëgjoni emrin “shqiptar” ndoshta padashur, gjëja e parë që iu vjen ndër mend është imazhi tronditës i mijëra njerëzve që kacavirren me litarë në anije. Të jeni të sigurt se për ata njerëz, ato anije ishin Evropa.

Image

Shqiptarët, e kanë humbur dy herë Evropën: në shekullin XV dhe nën sundimin komunist. Sot, pas përmbysjes së komunizmit, shqiptarët jetojnë prapë në  ankthin e humbjes së tretë të Evropës. Ju që jetoni në zemër të saj, nuk mund ta kuptoni se ç’është ky ankth. Kadare 1996.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat