Zjarri në Shkozë/ Familja nuk i kishte parë flakët, u zgjuan nga komshinjtë

Shqipëria

Zjarri në Shkozë/ Familja nuk i kishte parë flakët, u zgjuan nga komshinjtë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 10:59
Pamje nga video

Një apartament në bllokun e banesave sociale në zonën e Shkozës në Tiranë u shkrumbua në orët e para mëngjesin e së shtunës.

Dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.

Në momentin e zjarrin në shtëpi kanë qenë 5 anëtarët e familjes, burrë e grua dhe tre fëmijë të vegjël. Kanë qenë komshinjtë, të cilët pasi kanë parë tymin dhe flakët, kanë lajmëruar dhe kanë zgjuar nga gjumi familjarët brenda banesës.

Flakët u shuan pas ndërhyrjes së zjarrfikëses dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat