Kryemadhi: Me Ramën BE është një mision i pamundur

Shqipëria

Kryemadhi: Me Ramën BE është një mision i pamundur

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:29
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një deklarataë për mediat foli për vendimin negativ të Këshillit Europian për mos’hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Kryemadhi tha se me kryeministrin Edi Rama në krye Bashkimi Europian është një mision i pamundur për shqiptarët.

Monika Kryemadhi: Shqiptarët kanë kuptuar se Eurpoa është me ta. Por për fat të keq shqiptarët dhe e ardhmja e tyre europiane janë sot peng i një njeriu të vetëm, i Edi Ramës dhe i bllokimit të rrugës europiane vetëm prej tij. BE ka treguar se cilat janë pengesat konkrete dhe cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama. 

Përgjegjësi i vetëm për këtë pengesë që i bëhet rrugës Europiane të Shqipërisë është vetëm Edi Rama. Me Ramën BE është një mision i pamundur dhe një ëndërr e parealizuar për shqiptarët. Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pengu i tij dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë e rëndë politike që rëndon mbi kryeministrin. Shqiptarët ia kanë dalë të bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj.

Dështimi i Ramës është individual dhe personal, sepse ai zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij duke rrënuar të ardhmen e shqiptarëve. Të pasurohet në kurriz të shqiptarëve duke i varfëruar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat