"Jo-ja" e negociatave, qytetarët fajësojnë qeverinë

Shqipëria

"Jo-ja" e negociatave, qytetarët fajësojnë qeverinë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:34

Përgjigjen negative për negociata me BE qytetarët shqiptarë e konsiderojnë sa zhgënjyese edhe të pritshme. Sipas tyre  pavarësisht problemeve që mund të kenë mes vetes vendet e Bashkimit Evropian, faji më së shumti është i qeverisjes shqiptare. 

Përgjigjja negative për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE ka ngjallur debatin politik, por ka shtuar edhe zhgënjimin e shqiptarëve. Për ta shkak nuk janë problemet e brendshme të unionit, por ndikim ka niveli i kriminalitetit, trafiku i drogës dhe drejtësia shqiptare. Ndaj për ta, "JO-ja" ishte e pritshme.

"E zhgënjyer  totalisht"

"Nuk i ka plotësuar, kjo është e dukshme, ne jetojmë përditë këtu"

"Me problemin e korrupsionit, krimit të organizuar, pandëshkueshmërinë"

Por të tjerë shprehin zhgënjimin e tyre duke e konsideruar vendin tonë gati për të nisur rrugën e anëtarësimit në BE.

"Nuk e prisnim, ishte diçka e paarsyeshme sepse Shqipëria i ka plotësuar kushtet"

"Të zhgënjyer"

"Ndoshta 100%  jo, por për tu filluar negociatat po."

Kryeministri Edi Rama menjëherë pas rezultatit negative u shpreh se faji qëndron te problemet e brendshme që kanë vendet e unionit me njëra tjetrën dhe se nuk lidhet me Shqipërinë, por pavarësisht kësaj më së shumti qytetarët fajin ja lënë keqqeverisjes.

"90% në këtë rast lojën duhet ta luante qeveria shqiptare"

"70% është problemi jonë, 30 % është problemi i BE"

Samiti i majit të 2020 është afati i radhës në të cilin Shqipëria pret të marrë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave, e deri atëherë, shqiptarëve u mbetet vetëm të shpresojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat