Si rasti i Alvinit, 5 fëmijë nga Pogradeci në Siri, gjyshja bën apel për ndihmë

Shqipëria

Si rasti i Alvinit, 5 fëmijë nga Pogradeci në Siri, gjyshja bën apel për ndihmë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 20:08
Asije Shuli

Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajton humbjen e djalit të saj, Krenarit në luftën krah grupit militant të shtetit islamik .

E 6 vite që pret kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria në vendlindje, fshatin Gurras të Pogradecit.

Mbrëmjen e 24 tetorit të 2013, Krenari u largua drejt Sirisë me gruan e tij, Adelinën dhe 3 vajzat, Elonën, Ermën dhe Jusrën e vogël.

Në kamp një tjetër fëmije u erdhi në jetë, Ibrahimi. E më e madhja e vajzave, Elona vetëm 14 vjeç u bë me djalë Suhejdin, që sot është 3 vjeç.

Por tani 5 të miturit kanë mbetur vetëm në terrorin e luftës, pasi e a u vra së fundmi.

Gjyshja 70 vjeçare gati në përgjërim është munduar të tërheq vëmendjen e shtetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat